
Vritet një person në Ferizaj
20 shkurt 2019
| 13:52
Një person është vrarë në Ferizaj si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të stacionit të autobusëve.
Agim Gashi, zëdhënës i policisë rajonale të Ferizajt e ka konfirmuar vrasjen e personit që është i moshës 25-30-vjeçare.
“Rreth orës 12:30 ka ndodhur ngjarja. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri. Një person i moshës 25 -30 vjeçare ka ndërruar jetë vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka thënë Gashi, njofton “Klan Kosova”.