Vritet një person në Gjakovë
01 nëntor 2017
| 12:44
Viktima është A.H, rreth 30-vjeçar nga Gjakova. Policia ka njoftuar se vrasësi kishte hyrë në lokalin ku i ndjeri punonte (qebaptore ‘Toni’) duke e qëlluar me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas këtij akti, ai ka hedhur armën dhe është dorëzuar në stacion policor. I dyshuar është E.B , i lindur në Pejë, por me banim në Gjakovë. Njoftohet se deri tek ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje e mëhershme për motive të ulëta. (ksp)