Vritet një person në Kijevë të Malishevës
28 prill 2023
| 12:36
Një person është vrarë të premten në orët e paradites në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë”, ka thënë Elezaj, duke shtuar se vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull, i moshës madhore pa shenja jete.
Sipas Elezajt, lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar.
Sipas raportimeve në media, vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe pronësore.