Vritet një person në Pejë, i dyshuari ende në arrati

18 maj 2021 | 19:33

Gëzim Kastrati, rreth 40-vjeç nga Peja ka mbetur i vrarë sot pasdite në një lokal në Pejë.

I dyshuar për vrasjen e tij është Xh.Januzi, i cili aktualisht ndodhet në kërkim të policisë.

Hetuesit e policisë janë në rrugë të duhur për të zbardhur rrethanat që quan deri të vrasja.

Trupi i pajetë i 40-vjeçarit ndodhet ende në hyrje të lokalit, ndërsa aty ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të policisë.

Vrasja është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:36 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë ka të shtëna me armë zjarri, ku pasi i janë përgjigjur rastit kanë hasur në një person i cili ka qenë i lënduar nga arma e zjarrit. Autoambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një viti në izolim total dhe në panik nga…