![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/vitia-600x360-1.jpg)
Vritet një person në Viti, plagosen dy të tjerë
Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e plagëve të marra nga një gjuajtje më armë zjarri që ndodhi sot rreth orës 11:00 në rrugën “Kemajl Azizi” në Viti.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se njëri nga të lënduarit i cili është dërguar për në Gjilan, nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve.
“Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjekësor në emergjencën e Vitisë. Edhe për kundër ndihmës së mjekëve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banori i Vitisë ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Hashani për Telegrafin.
Hashani bëri të ditur se është arrestuar një person në lidhje me këtë rast, teksa tha se deri më tani nuk dihet motivet e ngjarjes. “Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigj rastit me urgjencë. Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritë ta arrestojnë një të dyshimtë që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë . Hetimet se si ka ardh deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka deklaruar ai.