Vritet një person në Zllakuqan, tre të arrestuar

15 prill 2022 | 20:02

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në fshatin Zllakuqan të Pejës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:20 policia është njoftuar për një plagosje në Zllakuqan të Pejës. Viktima është dërguar me ambulancë në spitalin rajonal, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”, është shprehu Gashi.

Tutje, ai tha se janë arrestuar tre persona që dyshohet se janë involvuar në rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka shënuar fitore të lehtë dhe të pritur ndaj…