Vritet një person te një sallë dasmash në Ferizaj, Policia: Nuk ishte aksidentale
16 gusht 2024
| 20:40
Një person është vrarë në obrrin e një sallë dasmash në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar majori Qazim Reka nga drejtoria e Policisë Ferizaj.
“Është vrarë një person në oborrin e një salle dasmash në Ferizaj, përkatësisht në Bibaj”, e ka konfirmuar Reka.
Reka tha se dyshimet e para janë se nuk ishte vrasje aksidentale, por e qëllimshme.