Vritet një polic në Maqedoninë e Veriut
29 shtator 2021
| 13:36
Një polic është vrarë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas mediave maqedonase, ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një burri të moshës 40-vjeçare, tek i cili ka pasur plagë në pjesën e gjoksit, të shkaktuara nga goditjet me thikë.
Nga sektori për punë të brendshme në Velses kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një polic, ndërsa kanë thënë se është duke vazhduar hetimi për ngjarjen.
Jozyrtarisht, bëhet fjalë për çështje xhelozie në lidhjen që kishte polici, ndërsa për rastin në fjalë është arrestuar një grua, e dyshuar për kryerjen e vrasjes, njofton “Alsat-M”.