Vritet një polic në veri dhe një tjetër palgoset
E plotësuar:
Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.
I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare.
Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
Vritet një polic në veri, plagosen dy të tjerë
Një polic është vrarë e të paktën dy të tjerë janë plagosur në veri.
Burimet ende të Klan Kosovës të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në fshatin Banjskë.
Sipas të njëjtave burime, persona të uniformuar e kanë bllokuar rrugën Mitrovicë- Leposaviq me dy kamionë, dhe kanë shtënë në drejtim të automjetit policor.
Polici i vrarë dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin e Mitrovicës.
Gjithnjë sipas burimeve sulmuesit janë barrikaduar në një objekt fetar në Banjskë.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë por deri në këto momente s’ka marrë përgjigje.