Vritet një politikan pakistanez
Persona të armatosur dhe të paidentifikuar, kanë hapur zjarr ndaj një politikani pakistanez jashtë shtëpisë së tij në qytetin Karaçi të Pakistanit, në mbrëmjen e 25 dhjetorit, përpara se të iknin nga vendi i ngjarjes
Ish-ligjvënësi Ali Raza Abidi, 46 vjeç është plagosur rëndë gjatë sulmit dhe më vonë ka vdekur në një spital, u ka thënë gazetarëve, oficeri i policisë Javed Alam Odho.
Abidi ishte i vetëm në makinën e tij kur ka ndodhur sulmi, kanë thënë autoritetet, duke shtuar se një kontroll pas vdekjes tregoi se ai kishte katër plagë plumbash.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e politikanit pakistanez, kanë njoftuar mediet lokale.
Abidi, ish-kryetar i Partisë së lëvizjes Butahida Qaumi, ishte zgjedhur në Asamblenë Kombëtare në vitin 2013.