Vritet një shqiptar në Athinë
Një shqiptar është vrarë në Greqi mëngjesin e së hënës. Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Athinë.
Mediet shqiptare kanë raportuar se viktima është 23-vjeçari, Koço Myftari.
Rasti në fjalë është duke u hetuar nga autoritetet greke.
Sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit 23-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës “Evangjelizmos”, me plagë të rënda të shkaktuara me thikë.
Dyshohet se autoritetet i kanë ndaluar dy persona të cilët e transportuan viktimën në spital.
Mjekët e kanë futur direkt në sallën e operimit, por nuk kanë mundur ta shpëtonin.
I dyshuari deri më tani nuk është gjetur.
Kësaj familje i kishte ndodhur edhe një tragjedi para katër vjetësh.
Në vitin 2019 familjes Myftari i ishte ekzekutuar edhe një djalë në Gjermani.
Rasti është duke u hetuar nëse vrasja e vëllezërve ka lidhje me njëra – tjetrit.