Vritet një shqiptar në Francë
Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Strasburg, Francë, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.
Sipas atyre që shkruajnë mediat franceze, shqiptari është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në zemër.
Kjo ka bërë që ai të ndërrojë jetë në vend. Ndërkohë, për autorët ende nuk ka asnjë gjurmë.
Dëshmitarët kanë qenë të shumtë momentin kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa janë shprehur se autorët i kanë parë duke u larguar në këmbë për të hipur më pas në një makinë, e cila u gjet e djegur pas ngjarjes.
“Dy persona rreth 30 vjeç po kërkohen, njëri ishte qitësi, tjetri shoferi sepse të dy ishin në një automjet”, thanë autoritetet franceze.
Dëshmitë nga personat që ishin pranë vendit të ngjarjes ishin të shumta.
“Unë pashë një burrë të shtrirë në tokë. Unë parkova në orën 09:15 të mëngjesit, pashë në anën tjetër të rrugës një burrë të shtrirë në tokë dhe tre mjekë të cilët po përpiqeshin ta ringjallnin atë” tha një i ri që pa skenën e krimit.
“Dëgjuam të shtëna armësh”, tha një tjetër dëshmitar “gjithçka ndodhi shumë shpejt“, shtoi një tjetër.
Sipas informacioneve të mediave franceze, shqiptari mund të jetë vrarë për larje hesapesh mes bandave.
Ndërkohë po hetohet se si ndodhi ekzekutimi ndërsa vrasësi është ende në kërkim.