Vritet një shqiptar në Francë, plagoset edhe djali i tij
08 gusht 2024
| 15:17
Një shqiptar 47-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri të raportuara në lagjen Teisseire në Francë.
Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, mes tyre edhe djali 24-vjeçar i viktimës.
Dyshimet për këtë ngjarje janë një atentat që mund t’i jetë bërë shqiptarit.
Të shtënat me armë kanë ndodhur përkatësisht të dielën, ndërsa mediat e huaja raportuar se 24-vjeçari u dërgua menjëherë në spital pas plagëve të marra.