Vritet një shqiptar në Greqi
20 shkurt 2023
| 15:47
Një shqiptar është vrarë në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në Mykonos, të hënën rreth orës 6:00 të mëngjesit, në zonën e njohur si “Skylabela”.
I dyshuari grek ishte përleshur më herët për një vajzë me 34-vjeçarin shqiptar.
Greku kishte shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë me plumb në kokë shqiptarin, shkruan “Abcnews.al”.
Pas ngjarjes, i dyshuari është vetëdorëzuar në polici.