Vritet një shqiptar në Mal të Zi
27 shkurt 2024
| 11:25
Një anëtar i një grupi të organizuar, siç raportohet, kriminal, ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar, kanë konfirmuar për gazetën “Vijesti” jozyrtarisht nga administrata e policisë malazeze.
Ky medium ka raportuar se viktima është Edmond Mustafa.
Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve.
Mediet lokale kanë raportuar se sulmuesi është larguar me një motoçikletë.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.