Vritet një ushtar gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kazermë në Austri

06 janar 2023 | 12:21

Një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kazermë në një bazë ajrore në qytetin austriak të Viner Neustad, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në bazën ajrore në Viner Neustad, ushtari që ishte duke bërë roje u vra dhe një tjetër ushtar u plagos gjatë një shkëmbimi të shkurtër zjarri para orës 07:00 të ditës së sotme”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë austriake të Mbrojtjes, Michael Bauer.

Agjencia austriake e lajmeve “APA”, ka raportuar se ushtari ishte duke bërë roje dhe hapi zjarr gjatë një argumenti.

Sipas kësaj agjencie, ai më pas është qëlluar nga një oficer ushtarak me gradë më të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avni Emini B.I shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…