Vritet një ushtar i Zelandës së Re në Ukrainë

24 gusht 2022 | 13:26

Ushtria e Zelandës së Re ka bërë me dije se njëri nga ushtarët e saj është vrarë në Ukrainë.

Në një deklaratë, zyrtarët kanë thënë se ushtari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte në pushim nga forcat e mbrojtjes pa pagesë dhe nuk ishte në detyrë aktive në atë kohë.

Ministri i Mbrojtjes, Peeni Henare, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, miqtë dhe kolegët e ushtarit.

Ndërsa Zelanda e Re ka një numër të kufizuar trupash në Mbretërinë e Bashkuar që ndihmojnë për të trajnuar forcat e Kievit, udhëheqësit perëndimorë u kanë kërkuar vazhdimisht ushtarëve që të mos bashkohen me batalionet ndërkombëtare që luftojnë kundër pushtimit rus, shkruan “Skynews”.

Por, konsullata e Ukrainës në Auckland ka thënë në mars se më shumë se 500 zelandezë ishin ofruar të udhëtonin dhe të luftonin në konflikt. Është e paqartë se sa e bën përfundimisht udhëtimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka…