Vritet njeriu i besueshëm i Ramzan Kadyrovit gjatë luftimeve në Ukrainë
Yevgeny Pisarenko, komandanti i formacionit të armatosur çeçen Akhmat, u vra në luftimet në Donbas, raportuan mediat ruse, duke cituar pasardhësin e Pisarenkos, Apta Alaudinov.
Në deklaratën e tij, Alaudinov falënderoi prindërit e komandantit të rënë sepse ata “rritën një hero”.
Korrespondenti rus i luftës Dmitry Kulko raportoi gjithashtu vdekjen e Pisarenko, i njohur me pseudonimin ‘Veliki’.
“Veliki ishte një bashkëqytetar im që shërbente në policinë e Stavropolit dhe mori gradën kolonel. Kur filloi operacioni special ushtarak, ai shkoi në front si ushtar vullnetar për të mbrojtur banorët e Donbasit”, shkroi Kulko në Telegram.
Megjithatë, data e vdekjes së Pisarenkos nuk është zbuluar, kurse ai konsiderohej si njëri prej njerëzve më të besueshëm të liderit çeçen Ramzan Kadyrov.