Ai redaktoi librin “Gaza shkruan prapa”, një kronikë e jetës në Rripin e Gazës nga shkrimtarë të rinj dhe shkroi librin “Gaza pa heshtje”.
Vritet poeti palestinez Refaat Alarir
Poeti palestinez Refaat Alarir, një nga anëtarët më të njohur të një brezi të ri shkrimtarësh, i cili shpesh shkruante në anglisht për t’i treguar historitë e njerëzve të Rripit të Gazës për një audiencë më të gjerë, u vra në një bombardim izraelit, thanë miqtë në natën e së enjtes.
“Vrasja e Refaat është tragjike, e dhimbshme dhe zemëruese. Është një humbje e madhe,” tha miku i tij, gazetari palestinez Ahmed Alnauk, përmes X (ish-Twitter), pas bombardimeve vdekjeprurëse izraelite të enjten mbrëma në pjesën veriore të Rripit të Gazës. , sipas Ministrisë së Shëndetësisë të qeverisë së Hamasit.
“Zemra ime është thyer, miku dhe kolegu im Refaat Alarir u vra së bashku me familjen e tij pak minuta më parë (…) Nuk dua ta besoj. Ne na pëlqente të mblidhnim luleshtrydhet së bashku,” tha gjithashtu poeti nga Gaza, Mosab Abu Toha.
“U prehsh në paqe Refaat Alair. Ne do të vazhdojmë të ndriçohemi nga mençuria juaj, sot dhe përgjithmonë”, tha autori dhe gazetari Ramzi Barood .
Faqja e specializuar Literary Hub bëri homazhe për të ndjerin.
Një profesor i gjuhës angleze në Universitetin Islamik të Gazës, ku ai mësoi kryesisht veprat e Shekspirit, Refaat Alarir bashkëthemeloi nismën “Ne nuk jemi numra”, e cila bashkon shkrimtarët në Gaza me “mentorë” jashtë vendit që i ndihmojnë ata të shkruajnë në anglisht dhe të rrëfejnë realitetin e tyre.