Vritet presidenti i Republikës së Çamërisë, Festim Lato

21 korrik 2019 | 07:47

Në Holandë është bërë atentat ndaj presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë Festim Lato.

Për atentatin e Festim Latos, familjen Lato në Vlorë e ka njoftuar edhe policia holandeze.

Qeveria e Republikës së Çamërisë, me kryeministrin Ali Aliu, i ka shprehur ngushëllime familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij.

KOMUNIKATË PËR MEDIA E KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË ÇAMËRISË

Atentat ndaj Presidentit të Republikës së Çamërisë në Holandë

Në Holandë iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për atentatin e Festim Latos, sot familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e pikëlluar, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë i Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë tu bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm!

Kryeministri i Republikës së Çamërisë

z. Ali Aliu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, të shtunën e ardhshme do…