Vritet prokurori në Kabul

13 dhjetor 2020 | 16:02

Një prokuror me detyrë në kryeqytetin Kabul të Afganistanit ka humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur.

Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Firdaus Faramarz deklaroi se një prokuror me emrin Habibullah në rajonin Karte-i Nev të Kabulit u sulmua me armë nga persona të paidentifikuar.

Faramarz tha se prokurori humbi jetën si pasojë e sulmit ndërsa agresorët u larguan nga zona, transmeton Anadolu.

Ndërkohë sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja turpëruese nga Stuttgarti dhe forma e dobët në ndeshjet…