Vritet pronarit i kompanisë më të madhe të sigurimeve në SHBA! (Autori e qëllon pas shpine)

04 dhjetor 2024 | 22:00

Një biznesmen i njohur amerikan u vra në qendër të qytetit Manhattan ditën e sotme.

Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, po shkonte në hotelin New York Hilton në qendër të Manhattanit, i veshur me kostum dhe kravatë, për të marrë pjesë në një konferencë.

Një person i armatosur, për të cilin hetuesit thonë se kishte pritur disa orë përpara se të mbërrinte Thompson, hapi zjarr nga disa metra larg, duke qëlluar disa herë pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas New York Times, personi i armatosur me sa duket e dinte se nga cila derë do të hynte Thompson.

Policia tha se po ofron 10,000 dollarë për këdo që ka informacion për autorin e vrasjes së Thompson, i cili u largua nga vendngjarje me një biçikletë.

Policia aktualisht beson se i dyshuari ka ikur në Central Park. 50-vjeçari u qëllua në këmbë dhe në shpinë.

Hetuesit vijojnë punën për zbardhjen e plotë të vasjes, e cila duke e planifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës të mërkurën ka publikuar listën me…