Vritet shqiptari 29-vjeçar në Spanjë, sherri në plantacionin e kanabisit nisi për 5 euro
14 maj 2023
| 08:17
Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur pa jetë në një plantacion marijuhane në Spanjë.
Mediat spanjolle raportojnë se shkak për vdekjen e tij është bërë një sherr, që ka nisur për jo më shumë se 5 euro, por që i mori jetën. E gjithë ngjarja është zbuluar këtë të shtunë, ndërsa hetimet e policisë atje kanë nisur që më 4 mars, kur i riu shqiptar u raportua i zhdukur.
Në një shtëpi ku kultivohej marijuanë në Can Fornaca, policia gjeti dhe arrestoi një spanjoll 52-vjeçar, i cili dyshohet se e ka goditur shqiptarin me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe trupin më pas e ka fshehur në pyll./T Ch/