Vritet studiuesi i koronavirusit
37 vjeçari Bing Liu u gjet i vrarë në shtëpinë e vet në Ross Township, Pennsylvania, nga një njeri për të cilin policia tha se doli jashtë dhe vrau veten. Njeriu i dytë nuk është identifikuar dhe policia nuk ka as motivin e vrasjes së Liu. Ai ishte asistent profesor në kompjuterë dhe sisteme biologjike në Universitetin e Pittsburgh. Para se të vritej ai raportonte se ishte në faza të avancuara të kuptimit të thelluar të Covid-19, tha universiteti.
“Bing ishte në prag të zbulimeve serioze mbi mekanizmat celularë të SARS-CoV-2 dhe komplikimeve të tij. Ne do të përpiqemi ta kompletojmë punën e nisur prej tij, në formë homazhi ndaj punës së tij të shkëlqyer shkencore”, tha në një deklaratë departamenti i tij.
Universiteti i Pittsburgh e përshkruante Liu si studiues dhe kujdestar të shkëlqyer dhe ekspert në modelet kompjuterike të dinamikës së sistemeve biologjike. “Humbja e tij do të ndihet në të gjithë komunitetin shkencor”. Hetuesit thanë se Liu dhe njeriu që e vrau, e njihnin njëri-tjetrin, por policia nuk ka përmendur motive të mundshme për vrasjet. Autoritetet thanë se janë ende duke e hetuar rastin.