Veseli: Sabit Brokaj ishte një ndër mbështetësit më të mëdhenj të UÇK-së

13 shtator 2020 | 16:55

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli e ka vlerësuar si të trishtë lajmin për vdekjen e ish-ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, Sabit Brokaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, Veseli ka shkruar se Brokaj ishte një ndër mbështetësit më të mëdhenj të UÇK-së.

 

Postimi i plotë i Veselit:

Është lajm i trishtë ndarja nga jeta e Sabit Brokaj, njeriut të mirë të politikës shqiptare.

Brokaj hyri në politikën shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste, kohën më të vështirë të tranzicionit politik, por ishte shembull i një politikani racional.

Po ashtu, si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, gjatë viteve 1997 – 1999, kishte rol të rëndësishëm e shumë konstruktiv për Kosovën e gjendur në flakë. Ai nuk kurseu asgjë për luftën çlirimtare në Kosovë, ishte një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Do e përkujtojmë përherë si politikan elokuent dhe pozitiv.

Ngushëllime familjes dhe miqëve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franco Morbidelli ishte më i shpejti në garën e San…