Vuçeviqi mirëpret lirimin e masave për mallrat serbe në Merdarë
07 tetor 2024
| 16:05
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë të hënën se me vendimin për heqjen e ndalimit për hyrjen e produkteve nga Serbia në pikën kufitare të Merdarë, Kosova, sipas tij, e ka zbutur “tensionin që ekzistonte prej kohësh”.
Ai ka thënë se serbët në Kosovë mund të marrin furnizim të rregullt me ushqime dhe ilaçe.
Vuçeviqi ka thënë se do të dëshironte që vendimi të mos ishte vetëm për Merdarë.
“Është një përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila theksoi fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për marrëveshje, nuk mendojmë se kompromisi është gjë e keqe, veçanërisht nëse kjo do të krijojë kushte më të mira për jetën e serbëve në Kosovë”, ka thënë Vuçeviqi, shkruan “Kosovonline”.