Vuçeviqi: Nuk presim zgjedhje të reja në veri dhe as themelimin e Asociacionit
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka thënë se Serbia nuk pret së shpejti zgjedhje të reja në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe të Kosovës dhe as formim të Asociacionit.
Në një intervistë për “Euronews”, Vuçeviqi si propagandues, tash edhe më të madhe në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit, ka thënë se “do të vazhdojë spastrimi etnik i serbëve” nga Kosova.
“Ne pamë se cila është e keqja më e vogël për serbët. Dhe, për neve, e keqja më e madhe është që kryetarët shqiptarë të mbesin. Nuk ka fort zgjidhje atje dhe ju s’duhet të jeni hipokritë e të thoni – i njihni ligjet e Albin Kurtit. Njerëzit duhet të mbijetojnë atje. Neve na duhet të zgjedhim të keqen më të vogël. Nuk ka zgjidhje të mira”, ka thënë Vuçeviqi.