Vuçiç: Bisedimet me Kosovën duhet të vazhdojnë
25 janar 2019
| 23:32
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se bisedimet me Kosovën duhet të vazhdojnë.
“Besoj se presioni ndaj atyre (në Kosovë), do të jetë gjithnjë e më i madh. Mendoj se të gjithë ua kemi borxh paqen brezave të rinj, sepse lufta nuk mund të na dërgojë askund”, citon n1 të ketë thënë Vuçiç.
Ai ka shtuar se kufijtë e Serbisë duhet të jenë të hapur për të gjithë në rajon, sepse kështu, sipas tij, do të mundësohet qarkullimi i lirë i mallit, i kapitalit, i shërbimeve dhe i njerëzve, transmeton “oranews”. “Nëse dikush mendon se me vënien e taksës do të zgjidhë problemet, gabon”, ka përfunduar ai.