Vuçiç: Nëse policia e Kosovës hyn forcërisht në veri, do të kemi ferrin në tokë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur rreth situatës së tensionuar në veri të Kosovës ku theksoi se nuk po i kushton vëmendje shpalljes së zgjedhjeve të reja.
Sipas mediave serbe, Vuçiç teksa foli për zgjedhjet në 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës ritheksoi se Lista Serbe do ti bojkotojë ato.
“Siç janë gjërat sot, jam absolutisht i sigurt se Lista Serbe do t’i bojkotojë ato zgjedhje. Sigurisht, ata do të jenë të ekspozuar ndaj presionit” – paralajmëroi presidenti.
Ai theksoi se Policia e Kosovës nuk ka çfarë të kërkojë në veri të vendit dhe nëse ata do të tentojnë të hyjnë forcërisht atëhetë do të ndodhte “ferri në tokë”.
“Në atë rast Serbia do të qëndrojë pranë popullit të saj, kurse serbët do të mbrojnë vatrat e tyre”, tha Vuçiç.
Ditën e nesërme kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet që të zhvillojnë një takim në Bruksel në lidhje me vijimin ew dialogut dhe një marrëveshje të mundshme për riregjistrimin e targave.