Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë dhe kërcënon: Jemi të parët ose të dytët më të fortët në Europë
Forcat e Armatosura të Serbisë aktualisht po zhvillojnë stërvitjen e quajtur “Flamuri 2024” me rastin e Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb. Në aeroportin ushtarak “Kolonel-Pilot Milenko Pavloviq” janë ekspozuar armatim dhe pajisje të shumta ushtarake, ndërsa aty ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ky i fundit ka pretenduar se ushtria serbe është e para apo ndoshta e dyta më e forta në Europë. Ai është mburrur me numrin e madh të tankeve, radarëve dhe raketave.
“Për sa i përket numrit të tankeve operative dhe operacionale, jemi të parët ose të dytët në Evropë. Unë njoh 15 vende që kanë aq tanke sa ne. Unë isha këtu në vitin 2013 dhe as që mund ta ëndërronim këtë. Askush nuk e tregoi HQ-17, ne kemi radarë të rinj… Pesëdhjetë për qind e vendit të prodhimit është Serbia dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Evropë në raport me numrin e banorëve”, tha Vuçiç në Batajnicë.