Vuçiç pas bisedës me Putinin: Rusia ka dorëzuar marrëveshjen e paqes në Perëndim

29 maj 2022 | 18:46

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi pas një bisede të gjatë telefonike me Vladimir Putin se Rusia i ka dorëzuar kushtet e paqes Ukrainës në tryezë dhe në dijeni të dokumentit është edhe Perëndimi.

“Më tha që është bërë oferta për paqe dhe marrëveshje dhe ajo ndodhet në Kiev dhe në qendrat më të mëdha të Perëndimit. Por, s’më takon mua të flas për këtë marrëveshje. Ne si Serbi do të vlerësojmë dhe përkrahim çdo rrugë të dakordësuar mes palëve që çon në paqe”, u shpreh Vuçiç.

Ndërkohë, sipas deklaratës së shpërndarë nga Kremlini, Putin dhe Vuçiç kanë diskutuar veç Ukrainës edhe për Kosovën dhe furnizimin me gaz.

Për dallim nga njoftimet e ngjashme për shtyp në të shkuarën, në njoftimin e kësaj të diele Kremlini nuk përmend ‘sovranitetin serb’ mbi Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli është zgjedhur kryetar i…