Vuçiç pret pasoja të rënda, SHBA sanksionon industrinë serbe të naftës me lidhje ruse

14 dhjetor 2024 | 21:55

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj industrisë serbe të naftës, për shkak të pronësisë ruse nga Gazprom.

Këtë e pohoi vetë presidenti Aleksandër Vuçiç, që konfirmoi se është njoftuar zyrtarisht për vendimin që hyn në fuqi më 1 janar, por një dokument ende nuk ka parë.

“Duhet të flasim fillimisht me amerikanët, të marrim letrën. Kemi edhe një lloj konfirmimi zyrtar, por duhet të shohim dokumentet. Pasi t’i lexojmë, do të flasim fillimisht amerikanët, pastaj shkojmë dhe flasim me rusët”, thotë Vuçiç.

Presidenti serb paralajmëroi pasoja të rënda nëse nuk ndryshon diçka në vendimin amerikan. Megjithatë nuk pranoi që të vendoste sanksione kundër Rusisë, gjë të cilën e kërkon edhe Bashkimi Europian, përveç Amerikës.

“Unë nuk jam gati në këtë moment për të diskutuar sanksionet e mundshme kundër Moskës”, u shpreh ai duke njoftuar se do të përpiqet të ruajë marrëdhënien me aleatin e tij historik, por edhe ato me SHBA-të.

Vuçiç shtoi mes tjerash se pret që sanksioneve amerikane kundër industrisë serbe të naftës t’i bashkohet edhe Britania e Madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Dukagjini ka reaguar pas aktakuzës ndaj Korab e Ekrem…