Vuçiç: S’kam marr ftesë për takim me Kurtin, po përgatitet aksion kundër serbëve në veri

13 korrik 2022 | 23:18

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk është kontaktuar nga askush për një takim të radhës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Askush nuk më thirri. Ata po provojnë diçka, nuk e di se çfarë. Nuk ka shumë kuptim, ata po përgatiten për aksion kundër serbëve. Kam frikë dhe do të bëj çmos për të ruajtur paqen”, tha Vuçiç gjatë një interviste në TV PRVA.

Ai ka shtuar se Kosova po përgatitë aksione kundër serbëve në veri të Kosovës.

“Kur është fjala për situatën në Kosovë, shqiptarët po përgatiten për aksion dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta parandaluar atë”, potencoi Vuçiç.

Kreu i shtet serb është pyetur edhe për emrat katër shtetete që sipas tij “e kanë çnjohur Kosovën”.

“Ne po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë, sepse Kosova e shkelën marrëveshjen e Uashingtonit, na zgjidhën duart dhe ne do të jemi më të suksesshëm se ata në këtë aspekt”.

Vuçiç: Nuk shkova në Srebrenicë sepse nuk isha i mirëpritur

Duke folur për Srebrenicën dhe 27-vjetorin e shënuar së fundmi, Vuçiç theksoi se ishte një “ditë e vështirë kur u krye një krim i tmerrshëm”.

“Është një ditë e vështirë, një ditë objektivisht e vështirë, dita e një krimi të tmerrshëm të kryer kundër boshnjakëve. Mendoj se kemi shumë ditë të vështira në vit dhe tani ka shumë probleme dhe shumë pikëpamje të ndryshme dhe shumë gjëra që do të duhej t’i ndryshonim”.

“Ishte një fushatë më e fortë dhe do të thosha me shumë urrejtje e drejtuar ndaj popullit të Serbisë”, shtoi ai.

Ai kujtoi se shtatë vjet më parë, në vitin 2015, ai shkoi për të nderuar viktimat e Srebrenicës në Potoçari.

“E vetmja herë që përkula kokën para viktimave të krimeve në Srebrenicë”.

Vuçiç po ashtu theksoi se nuk shkoi në Srebrenicë sivjet, sepse nuk ishte i mirëpritur.

“Unë gjithmonë do të tregoj respektin tim për viktimat”. Albanianpost.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit nesër takohet me Buducnostin me fillim nga…