Vuçiç viziton Tiranën për herë të dytë me 8 maj
03 maj 2019
| 08:33
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç udhëton drejt Romës për 8 maj për t’u takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e brendshëm të Italisë, Matteo Salvini.
Tema kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.
Pasi përfundimit të takimit në Romë, Vuçiç do të udhëtojë drejt Tiranës për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet për dy ditë në kryeqytetin shqiptar. Dialogu Kosovë-Serbi pritet të jetë në fokus të takimit Mogherini-Vuçiç.
Kjo do të jetë vizita e dytë e Aleksandar Vuçiç në Shqipëri, por e para si president i Serbisë. Në maj 2015 ai vizitoi Tiranën në cilësinë e kryeministrit të Serbisë.