Vuçiçi luan me disa porta, dashuron Kinën, bërtet “rroftë Putini” dhe kërkon para nga BE
Jo rastësisht, disa ditë para samtit të Bashkimit Europian për Ballkanin, që në fakt quhet plani i zhvillimit dhe më thjesht akoma ka të bëjë me paratë që Europa mendon të sjellë për vendet e rajonit, Vuçiçi publikisht luan në dy drejtime.
Protesta pro ruse dhe adhurimi i tij për liderin e Kinës, nuk janë krejt pa qelli. Me një kohë që dy samite bëhen në Tiranë, njëra për Ukrainën dhe tjetra për Ballkanin, lideri serb Vuçiç mendon si të bëjë presionin e tij të zakonshëm ndaj Perëndimit.
Me protestën pro ruse, ai u thotë liderëve të Perëndimit që po shtojnë forcat si për armatosjen e Ukrainës, por edhe me sanksionet ndaj Rusisë, se në fakt, ai e ka zgjedhur tashmë anën e kujt mban.
Nga ana tjetër, Vuçiçi kur vjen puna te paratë nuk përton që të kërkojë fonde po nga Bashkimi Europian edhe nga Kina dhe të dyja këto i bën kaq pranë njëra-tjetrës dhe kaq hapur.
Në politikën militare, ndërkohë, po si për të gënjyer Perëndimin, ai dërgon armë edhe në Ukrainë, teksa në Serbi të gjithë brohorasin rruftë Putini.
Mbetet të kuptohet nëse samitet e Tiranës, të dyja me temën e sigurisë dhe të ekonomisë, do të nxjerrin ndonjë vendim apo do të vijohet me po të njëjtën format, të gjithë bëjnë sikur nuk kuptojnë se çfarë bëjnë të gjithë!