Vuçiq akuzon europianët se nuk ua përmbushën kushtet serbëve të Kosovës: Jemi të gatshëm për çdo sfidë
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u ankua për “vuajtjet” e serbëve në Kosovë, ndërsa i priti në Beograd disa nxënës të shkollave fillore, mësues e kryetarë komunash nga Republika Srpska në Bosnjë dhe nga Mali i Zi. Vuçiq u ankua se serbët e Kosovës nuk jetojnë në kushtet që europianët i garantuan por nuk i përmbushën, siç shkuan agjencia serbe e lajmeve, Beta.
“Serbët nuk jetojnë në kushte që europianët dhe disa të tjerë janë mësuar, në kushte që po ata europianë dhe disa të tjerë i kanë garantuar me vula dhe nënshkrime, por nuk i kanë përmbushur”, tha Vuçiq.
Pas ankesave të zakonshme, Vuçiqi tha se “nuk ka pengesa që populli serb nuk mund t’i kapërcejë”.
“Kjo ditë le të jetë një kujtesë se forca jonë është në unitet dhe se si paraardhësit tanë në të kaluarën dhe në të ardhmen, ne do të ecim me kokën lart, të gatshëm për çdo sfidë”, citohet të ketë thënë ai para nxënësve dhe mësuesve serbë. Atyre, Vuçiq raportohet se iu tha se “Serbia është shtëpia e të gjithëve”.