Vuçiq: “Ballkani i hapur” mundëson tregti më të lehtë

21 dhjetor 2021 | 11:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar kritiket e iniciativës rajonale “Ballkani i hapur”.

Në takimin që po mbahet në Tiranë , ai ka deklaruar se askush  nuk duhet të kërkojë ndjesë për këtë iniciativë atyre që nuk e përkrahin.

Sipas tij, nga kjo nismë do të përfitojnë të gjithë qytetarët.

“Tregtia do të jetë më e lehtë, janë çështje tejet të rëndësishme për shumë nga qytetarët tanë, ne të tre së bashku ose të gjithë së bashku do të duhet të diskutojmë hapat e mëtejshëm, sepse njerëzit dëshirojnë të shikojnë më shumë rezultate,më ka ardhur pak në majë të hundës që do të duhet të japim justifikime për hiç gjë. Pse duhet t’u kërkojmë ndjesë për këtë iniciativë, nuk kemi arsye të japim ndjesë atyre që nuk janë pjesë”, ka deklaruar Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut,…