Vuçiq e bën “çehren burg” në fotografinë me çiftin Biden
Është publikuar fotografia e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe bashkëshortes së tij, Tamara, në pritjen e organizuar nga Presidenti Biden, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Në pritjen zyrtare me presidentin Biden konfirmuam përkushtimin tonë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Vuçiq.
Ndërkohë që në mediumin në gjuhën serbe “Kossev” përvec faktit se gjithçka është përshkruar me një fjali, është komentuar edhe zymtësia në fytyrën e Vuçiq.
“Atmosfera në fotografi është më ndryshe. Afër Vuçiq “buzëqeshin me mirësjellje: gruaja e tij Tamara Vuçiq, si dhe presidenti amerikan me gruan e tij” shkruan portali.
Pritja zyrtare e organizuar nga presidenti amerikan Joseph Biden ka ndodhur dje ndërsa Vuçiq e ka publikuar pak kohë më parë.
Siç shkruan “Kossev” në mediat proqeveritare në Serbi, lajmi kryesor sot është orteku i reagimeve për fjalimin e Vuçiqit në podiumin e Kombeve të Bashkuara. Aty Vuçiq lavdërohet nga këto media për kritikat e ashpra ndaj vendeve perëndimore.
“Kështu që fjalimi i tij i djeshëm ishte në të njëjtën mënyrë, siç ishte shprehja e tij e fytyrës në pritje” shkruan.
Kossev shkruan se me një disponim përkrah çiftit amerikan presidencial në të njëjtën ngjarje ka pozuar Presidentja e Kosovës e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.