Vuçiq e krahason Kosovën me Krimenë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar nga Parisi ngjarjet në rajon dhe konkretisht i është referuar vendimit të Kroacisë për të shpallur disa politikanë malazezë të padëshirueshëm në këtë vend.
Ai tha se Kroacia me këtë vendim ka treguar se nuk ka dallim mes këtij sistemi dhe NDH-së.
Ata ranë në kurthin e tyre dhe i krijuan një problem të madh vetes, por pse të përfshihem unë në këtë”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ai tha gjithashtu se ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka të drejtë kur thotë se Perëndimi ka standarde të dyfishta dhe se Rusia do të përdorë gjithnjë e më shumë “precedentin e Kosovës” në politikë.
“Ashtu është, nuk ka dilemë, nuk do të doja të flisja për të qenë në perëndim, çfarë do t’u thosha rusëve, le të përgjigjen. Dhe për sa më përket mua, Lavrov ka të drejtë, sepse kur morën Kosova prej nesh i kanë mbushur gojët me të drejta dhe fate të njerëzve në jetë, dhe në lidhje me Krimenë i referohen Kartës së OKB-së, e cila nuk na dha asgjë të re që kërkuam”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se tani po bëhet një problem politik në Perëndim dhe ata nuk dinë çfarë të bëjnë me të.
“Rusët do të përdorin gjithnjë e më shumë precedentin e Kosovës në politikë”, tha ai dhe shtoi se Serbia ka qenë nën presion me vite edhe para fillimit të luftës në Ukrainë.