Vuçiq e quan “provokim” arrestimin e 5 të akuzuarve për krime lufte: Heshtje e mjerueshme e ndërkombëtarëve
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka quajtur “provokim” arrestimin e pesë serbëve të dyshuar për krime të mëdha të luftës në Kosovës kundër popullatës civile shqiptare, ndërsa ka akuzuar për “heshtje të mjerueshme” ndërkombëtarët.
“Po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, që çdo shtëpi serbe të dijë se nuk guxon të qëndrojë në territorin e Kosovës. Është një heshtje e mjerueshme e ndërkombëtarëve dhe botës perëndimore, të cilët pretendojnë se nuk po e shohin çfarë po ndodh,” deklaroi Vuçiq në një konferencë për shtyp Aleksandar Vuçiq.
“Do t’i pyesim nëse ende duan të shtiren si të painteresuar dhe të pakualifikuar. Do t’ju kujtoj, kur një autobus ndalon në Serbi në pikën kufitare me Kroacinë, dhe në të ka shqiptarë të Kosovës – e gjithë Evropa bën dhe shkruan tekste – edhe pse askush nuk i ka prekur, as arrestuar,” shtoi Vuçiq.