Vuçiq: Kosova, kushti kryesor i Serbisë për të hyrë në BE
23 janar 2018
| 11:22
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbisë nuk do t’i lejohet hyrja në Bashkimin Evropian (BE) pa zgjidhje të qartë të çështjes së kufijve.
Ai ka deklaruar se për këtë çështje populli serb duhet ta thotë fjalën e ti përmes një referendumi.
“Kur do ta zgjidhim, është çështje tjetër. A duam ta zgjidhim ose jo? Populli do të duhet të thotë në një referendum se çfarë mendon”, është shprehur Vuçiq, për mediet serbe.
Ai ka treguar se ambasadori i Francës në Beograd, i ka thënë atë që është e njohur, se “Serbia do të duhej të bëjë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën, e cila parashikon zgjidhje të çështjes së kufirit”.