Vuçiqi: Kuvendi i Serbisë diskuton për Kosovën më 22 qershor
16 qershor 2021
| 15:04
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kuvendi i Serbisë, më 22 qershor, do të mbajë një seancë, në të cilën do të flitet “detajisht” për dialogun me Kosovën.
Vuçiq ka treguar se në këtë seancë do të diskutohet për “çdo çështje me rëndësi për situatën në Kosovë” dhe se ai do t’i paraqesë planet dhe idetë e Serbisë.
Të martën, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Në takimin e parë të tyre u shprehën vetëm qëndrimet dhe pritjet e palëve, ndërsa u arrit pajtim vetëm për mbajtjen e takimit të radhës në muajin korrik.