Vuçiq nis 2025 me provokime ndaj Kosovës, Kroacisë e BeH
01 janar 2025
| 17:34
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka nisur vitin e ri 2025 me provokime në adresë të Kosovës, Kroacisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
“Porosia ime qendrave te vendosjes në Zagreb, Sarajevë dhe Prishtinë: Gëzuar Vitin e Ri dhe kot po shpresoni, pushtetin në Serbi nuk do ta ndryshoni”, ka thënë ai në Instagram.
Tutje theksoi se “një bisedë me amerikanët për energjinë, përfshirë Industrinë e Naftës së Serbisë është planifikuar për nesër”.
“Ne do të luftojmë për të ruajtur energjinë dhe stabilitetin tjetër të Serbisë”, tha presidenti serb.