Vuçiq: Nuk ka njohje të Kosovës pa fituar edhe Serbia diçka
05 mars 2020
| 12:23
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk do ta njoh Kosovën pa fituar diçka.
Ndaj pyetjes së gazetarëve në Novi Sad se si do t’i përgjigjet Serbia, siç theksohet – ultimatumit të Prishtinës, Vuçiq është kundërpërgjigjur po me pyetje: “Çfarë ultimatumi? Që ne të detyrohemi t’i pranojmë, e të mos fitojmë asgjë? Nuk ka gjë prej kësaj”, është shprehur ai.
Ai ka konfirmuar se Uashingtoni është serioz në qëllimet që taksa e Prishtinës ndaj produkteve serbe të hiqet.
“Absolutisht po. Uashingtoni është absolutisht serioz me dëshirat e tij për heqjen e taksës nga ana e Prishtinës dhe unë u jam mirënjohës njerëzve në Shtëpinë e Bardhë, në radhë të parë, dhe në Departamentin e Shtetit” ka thënë Vuçiq.