Vuçiqi: Nuk ka vazhdim të dialogut derisa Prishtina të tërheq masat
20 nëntor 2018
| 08:39
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ripërsëriti sonte se nuk do të ketë vazhdim të dialogut derisa Prishtina të tërheq masat e tij duke iu referuar taksës shtesë prej 10% që Kosova ka vendosur për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.
“Ne jemi të gatshëm të flasim në çdo kohë. Por si të flasim kur dikush pas 12 vjetësh (nga nënshkrimi i marrëveshjes së CEFTA-s) nuk do të zbatojë diçka që ka nënshkruar. Nga ku të besojmë se ata nuk do të shkelin ndonjë marrëveshje tjetër”, tha ai për televizionin “Happy”, transmeton Klan Kosova.