Vuçiq para takimit në Berlin me Olaf Scholz dhe Kurtin: Jam nervoz, nuk do të ketë bisedime të lehta

03 maj 2022 | 17:36

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Greqia ka folur në lidhje me takimet që do t’i ketë në Berlin, me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe më pas me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në praninë e përfaqësuesit special për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak.

Vuçiq ka thënë se është nervoz para këtyre takimeve, pasi sipas tij, këto bisedime nuk do të jenë të lehta, shkruan tanjug.

Në Berlin, i ftuar nga kancelari gjerman do të jetë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, sipas një njoftimi nga qeveria gjermane.

“Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga BE-ja. Për këtë, kancelari ka ftuar në Berlin përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili në mbrëmjen e 4 majit do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, thuhet në njoftimin e zyrës së kancelarit gjerman.

Kancelari gjerman pritet t’i takojë Kurtin dhe Vuçiqin ndaras, derisa Lajçak do t’i presë së bashku në mbrëmje në një darkë të veçantë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e…