Vuçiq pas darkës me Edi Ramën: Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit

03 nëntor 2021 | 23:00

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbërriti në Beograd mbrëmjen e sotme, teksa është pritur nga ministri i Jashtëm në aeroport.

Më herët u raportua se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shtruar një darkë për kreun e qeverisë shqiptare, zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç.

Para darkës, liderët kanë bërë një ecje në kryeqytet dhe më pas Vuçiç i ka njohur me kullën e Beogradit.

“Me Edi Ramën dhe Zdravko Krivokpiqin, sonte po vizitoj Kullën e Beogradit. Më pas do të ketë një darkë pune ku do të diskutojmë për projektet e infrastrukturës. Mirë se vini në Beograd të dashur miq” shkruan presidenti Vuçiç në Instagram.

Vucic gjithashtu në Instagram ka publikuar një fotografi nga darka me Edi Ramën dhe e quan mik, kryeminsitrin e Shqipërisë.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant @ salon_1905 me miq nga rajoni @ediramaal @zdravkokrivokapiccg dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verëra shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, ka shkruar Vucic në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

Edi Rama udhëtoi për në Beograd për të mbajtur takimin për iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja e ka përmbysur rezultatin ndaj RB Leipzig (1-2) në…