Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Folëm për asociacionin, jemi të përkushtuar për arritjen e kompromisit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar të hënën me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçakun reth Propozimit Evropian.
Siç raporton “Kosovo-Online”, Vuçiqi dhe Lajçaku kanë biseduar edhe për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe hapat tjerë të nevojshëm që kishin për synim normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në komunikatën për media të lëshuar pas takimit nga Presidenca e Serbisë është thënë se Vuçiqi ka theksuar se Serbia ishte e gatshme që me përkushtim dhe përgjegjshmëri t’i qasje negociatave me qëllim arritjen e kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme që ishin të nevojshme për një jetë normale dhe të ardhme më të mirë për krejt qytetarët.
Vuçiqi ka shkruar edhe në “Instagram” se e kishte një takim të vështirë por domethënës me Lajçakun dhe ka paralajmëruar se diskutime të tjera me të do të ketë sonte (e hënë) dhe nesër (e martë).