Vuçiq pas takimit me Quintin: Kërkova që KFOR-i të kujdeset për çështjet e sigurisë në veri
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ka pasur një bisedë të rëndësishme me përfaqësuesit e Quintit në një nga siç i ka quajtur momentet më të vështira për Serbinë.
Ai ka thënë se kërkuar që KFOR-i të kujdeset për “të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë”
“Përsërita qëndrimin e Serbisë për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërkova që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së Kurtit. Gjithashtu pyeta se pse EULEX-i u refuzua nga policia e Kosovës për të marrë pjesë në operacion. I cili ishte është zhvilluar në veri të Kosovës”, ka shkruar Vuçiq në rrjetet sociale.
Ky takim vjen dy ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.