Vuçiq për deklarimin e Sveçlës: Do të shohim kush kë do të arrestojë

20 shtator 2023 | 21:50

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur sot në Nju Jork, lidhur me deklarimin e ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, se do të arrestohet nëse hyn në Kosovë pa lejen e autoriteteve të shtetit të Kosovës.

“Do të shohim se kush do të arrestojë kë”, ka thënë shkurt Vuçiq lidhur me këtë çështje.

Kujtojmë se mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se do ta arrestojmë Vuçiqin po hyri pa leje në Kosovë.

“Vendimmarrja i takon kryeministrit nëse ka kërkesë, e vendos ai nëse ia jep Vuçiçit lejen ose jo. Por nëse nuk e siguron lejen, atëherë dihet se cilat institucione merren me të. Si mendoni ju, mund të hyjë një shtetas i huaj në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të saj?”.

I pyetur se a po thotë se do ta arrestonin Vuçiqin, Sveçla tha se kushdo që futet pa leje në territorin e Kosovës do të arrestohet, përfshirë edhe presidentin serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka vendosur të…